Kryetari i komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka ofruar ndihmë për të helmuarit në Deça, ku janë raportur rreth 900 të helmuar të cilët dyshohet se janë helmuar nga uji.

Muharremaj ka thënë se ka kontaktuar me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, dhe i ka ofruar ndihmën e Komunës së Suharekës në rast nevoje.

Ja postimi i plotë:

Jemi duke e përcjellur me shqetësim gjendjen në Komunën e Deçanit rreth situates së krijuar nga helmimet.

E kam kontaktuar Kryetarin Bashkim Ramosaj, i cili po qëndron tërë kohën afër qytetarëve dhe personelit shëndetësor. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku konsiderohet e rëndësishme.

Shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve !

Bali Muharremaj

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT