Ngjyroset murali, kryetari Muharremaj përgëzon këtë iniciativë

Ngjyroset murali, kryetari Muharremaj përgëzon këtë iniciativ të mirë…

Shoqata “Fuqizimi i gruas dhe rinisë Suharekë” nën udhëheqjen e Saranda Bajraktari, është duke e implementuar projektin i ngjyrosjes së muralit nga artistët profesional Fatos Kabashi dhe Donjeta Kabashi.

Përmes tyre është duke u trajnuar edhe grupi vullnetarët e artit, ku mesojnë teknikat, ngjyrat e kreativitetin e artit në Mural.
Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj ka vizituar aktivistët derisa ishin duke pikturuar dhe ka përgëzuar ata për këtë punë të mirë:
“Inciativat e tilla e bëjnë më të pasur dhe më kreativ qytetin tonë.
Bashkë për qytetin e luleve me plotë ngjyra.”/Njofton Komuna e Suharekës