Shala viziton Dubravën, kërkon që të kompenzohen dëmet

Dr.Ardian Shala kandidat për kryetar të komunës nga LDK sot ka vizituar fshatin Dubrave, pas dëmeve që ka shkaktuar dje një zjarr nga i cili i dëmtuan më shumë se 3 hektar grurë.

Shala ka kërkuar nga institucionet që sa më parë të bëjnë kompenzimin e dëmeve.
Ja njoftimi i plotë:
Vizituam fshatin Dubravë, dëmet e shkaktuara nga zjarri në arat e mbjellura me grurë ishin të mëdha, ishin djegur rreth 3,6 hektarë grurë dhe ishin dëmtuar edhe shumë kultura tjera (misri).

Qytetarë të nderuar të vendit tonë, ju bëjmë thirrje për kujdes maksimal, sepse në këto ditë të nxehta vere, zjarri shumë shpejtë përhapet dhe fermerëve po i’u bëhen dëme të mëdha, si këto të fundit në fshatin Dubravë.

Po ashtu bëjmë thirrje tek organet kompetente që familjeve të cilat kanë pësuar dëme nga ky zjarr të u’a kompensojnë dëmet e shkaktuara.