• 04/08/2021
Digiqole ad

Kampionet e vegjel takohen me kryetarin Muharremaj

 Kampionet e vegjel takohen me kryetarin Muharremaj

Njomakët e vegjël nga Suhareka të udhëhequr nga profesori Drilon Berisha ishin të pakonkurencë dhe të motivuar për çdo ndeshje, ku dhe arriten deri te titulli kampion.
Ata sot i mirëpriti kryetarini komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili i uroi për sukseset dhe u premtoj përkrahje të vazhdueshme.
Muharremaj në faqen e tij zyrtare shkruan:


Shkolla Futbollit “Suhareka” kampion i trojeve shqiptare në Ulpiana Cup.

Grupmosha U-11 nga Suhareka përfaqësoi denjësisht qytetin tonë në Ulpiana Cup
duke u radhitur e para në mesin e 16 skuadrave nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Shqiperia dhe Kosova.

Njomakët nga Suhareka të udhëhequr nga Drilon Berisha ishin pa konkurencë dhe të motivuar në çdo ndeshje ku edhe arritën deri tek titulli Kampion.

Shkolla Futbollit Suhareka, bën gara në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Regjionin e Prizrenit me këto Grupmosha si: U-7, U-9, U-11, U-13, U-15.

Bali Muharremaj

Të ngjashme