SUHAREKË: AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Rr. Reshtan-Suharekë 14.07.2021 – 17:30.Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me ngasës meshkujkosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe dy drejtuesit e veturave si dhe dy pasagjerë të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas njëri nga të lënduarit është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë.