77 vjeçari nga Kosova mbytet në plazhin e Kunes

Një i moshuar ka vdekur mesditën e sotme në plazhin e Kunes në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:05. Dyshohet se 77 vjeçari i identifikuar si Zeqir Zeqo nga Kosova është mbytur në det, megjithatë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Që prej nisjes së sezonit turistik këtë verë, shumë pushues vendas dhe turistë të huaj kanë vdekur në plazhet e Shqipërisë. Mungesa e rojeve bregdetare  vijon të jetë problematikë për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, për shkak të temperatura të larta dhe të nxehtit afrikan që ka mbërthyer vendin, mjekët këshillojnë qytetarët të kenë kujdes dhe të shmangin daljet në diellit gjatë pikut të vapës.