Policia e Kosovës gjatë ditës së premte në fshatin Peqan në Suharekë ka ndaluar shtatë persona, të cilët dyshohet se kanë kontrabanduar me migrant, shkruan Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e bërë nga Policia tregohet se pas marrjes së urdhërit për kontrolle në disa shtëpi të dyshimta për vjedhje në fshatin Peqan, në një shtëpi ishin gjetur 11 persona me nënshtetësi Siriane të cilët kishin shfrytëzuar rrugët ilegale dhe ishin kontrabanduar nga disa persona të dyshimtë.
Tutje sipas policisë personat e dyshuar janë S.M, F.F, A.B, V.F, Xh.K, A.N dhe D.S të cilët i janë dorëzuar njësisë së hetimeve për intervistë./Gazeta Sinjali/