Një zyrtar policor është aksidentuar sot me motoçikletë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes Jugu – Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte në përcjellje të biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policisë, i njëjti është dërguar në emergjencën rajonale në Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar për në QKUK në Prishtinë”, tha ai.
Kelani tha se me rastin po merren hetimet e trafikut për të identifikuar shkaqet e aksidentit.
Gjithashtu, zëdhënësi Kelani tha se garat kanë qenë me karakter ndërkombëtarë të biçikletave “Tour of Kosovo 2021”. /Telegrafi/