Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona në Suharekë, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë.
Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Njësia për migrim dhe të huaj ka marr Sirianët dhe i ka dërguar në Qendrën për Azil.