Ardian Shala viziton fermerë nga komuna e Suharekës

Ardian Shala kandidat për kryetar të komunës së Suharekës nga LDK, sot gjatë ditës ka vizituar disa fermerë.

Shala premtoj se pas fitorës së tij në tetor fermerët do ta kanë më lehtë të ballafaqohen me sfidat e tyre.

Ja postimi i plotë:

Ishte një ditë e mbushur me surpriza të mira pranë njerëzve punëtorë, të devotshëm e atdhedashës.
Këtë na e dëshmuan znj. Ylfete Vata, me fermën e pulave, në Sallgrazhdë, pastaj po nga Sallgrazhda znj. Ganimete Vata me shtallën e lopëve. Dhe z. Enver Morina me shtallën e lopëve në Reshtan.

Fermerët punëtorë të Komunës sonë, janë të pandalshëm dhe të vendosur për të ecur para, përkundër sfidave të panumërta.

Padyshim që fitorja jonë në tetor, do t’ua lehtësojë këto sfida dhe do t’a bëjë të mundur shfrytëzimin e secilit centimetër të tokës sonë pjellore dhe do të sjellë kushte më të mira për punë për secilin bujk e fermer Therandas.

Programi ynë i pasur për bujqësinë dhe zbatimi i tij nga ekspertët e profesionistët tanë do t’i mundësojë bujqve e fermerëve prosperim të sigurtë.