• 04/08/2021
Digiqole ad

Asambleisti i PDK-së, propozon që KF Ballkani t’i shet aksionet

 Asambleisti i PDK-së, propozon që KF Ballkani t’i shet aksionet

Në mbledhjen e Asamblesë të mbajtur me datë 29.06.2021, pika 2 e rendit të ditës ishte :

“Shqyrtimi  i projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit”

Me këtë rast kërkohet nga asambleistët që të votohet për ndarjen e mjeteve bugjetore në vlerë prej 80.000€ klubit futbollistik KF Ballkani.

Në mesin e shume diskutimeve, asambleisti nga PDK z.Sami Hajdari i cili ishte kundër këtij propozimi, në fjalën e tij ndër të tjera tha: “Pse Ballkani nuk i shet aksionet? Ndoshta  dikush nga ne mundet me ble dhe me ja dhan atë shumë që i duhet.”

Ky propozim kaloj me 15 vota PËR, dhe 12 KUNDËR.

Më poshtë po u sjellim fjalim e z.Samia Hajdari shkëputur nga procesverbali i mbledhjes së kaluar të Asamblesë Komunale:

“Sami Hajdari – përshëndet të pranishmit.Po flas si një njeri që e përcjell sportin.Pse Ballkani nuk i shet aksionet? Ndoshta  dikush nga ne mundet me ble dhe me ja dhan atë shumë që i duhet. Nuk mendoj që një klubi privat ti ndihmohet aq shumë dhe të anashkalohen klubet tjera .Unë nuk e votoj.Jo këtë, po as një shumë tjetër,vetëm nëse ndahen në proporcion.”/SuharekaExpress.com

Të ngjashme