30 ditë paraburgim, për shoferin që shkaktoj aksident në Suharekë

 Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fatmir Krasniqi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.08.2021, ndaj të pandehurit I.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik nga neni 370 par. 4 -6 të Kodit Penal të Kosovës. 

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit I.G., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

Më datën 15 korrik, në orët e pasdites në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren,  pandehuri I.G., duke drejtuar automjetin e tij, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos e përshtatur shpejtësinë ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugësi pandehuri I.G., e humb kontrollin e automjetit të tij duke e goditur automjetin  e të dëmtuarit, M.N., ku përveç dëmeve material, i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore,