Virusi i rrallë ‘Majmuni B’ prek Kinën, regjistrohet viktima e parë

Virusi i rrallë ‘Majmuni B’ prek Kinën, regjistrohet viktima e parë.

Një veteriner kinez ka vdekur pas infektimit me një sëmundje të rralla nga kafshët primate, e njohur tashmë si virusi Majmuni B.

Viktima 53-vjeçare që jetonte në Pekin, ishte rasti i parë i dokumentuar i sëmundjes në Kinë.

Sipas qendrës kineze të parandalimit të sëmundjeve, burri ishte infektuar në mars, pas kirurgjisë që kishte kryer ndaj dy majmunëve të vdekur.

Ai kishte shfaqur simptoma si të përziera, të vjella e temperaturë, dhe kishte vdekur rreth një muaj më vonë më 27 maj, sipas raportit zyrtar të publikuar në fundjavë.

Mostra të gjakut dhe pështymës së tij ishin dërguar për analiza prej prillit, ku kishte rezultuar pozitiv me virusin Majmin B.

Dy kontakte të ngushta të tij, një tjetër doktor dhe një infermiere, rezultuan negativë për virusin.

Virusi Majmun B, i njohur gjithashtu si ‘herpes B’ gjendet më shpesh te majmunët makake.

Kalimi i tij te njerëzit është diçka e rralle, por mund të rezultojë fatale.

Autoritetet thonë se janë dokumentuar rreth 50 infeksione të njerëzve nga sëmundja, 21 prej të cilëve kanë vdekur.

Shumica ishin infektuar pas kafshimit apo gërvishtjes nga majmunët, ose kur lëngjet nga majmuni preknin lëkurë të hapur të njeriut.

Në 1997, një studiuese vdiq nga infektimi me virusin B pasi lëngje trupore të majmunit u gjetën në njërin sy të saj.

Ashtu si dhe me Covid, sinjalet e para të sëmundjes janë simptoma të ngjashme me gripin.

Njerëzve të infektuar plaga u përkeqësohet, ndërsa të tjera simptoma përfshijnë mungesë frymëmarrje.

Kur sëmundja avancon, virusi sulmon sistemin nervor qendror duke shkaktuar inflamacion në tru dhe rrjedhimisht humbje ndjenjash, shkruan britanikja Metro.

Vetëm në një rast është dokumentuar kalimi i virusit nga njeri te tjetri. /GazetaSinjali/