Lamborghini’ është  markë e makinave italiane e njohur për prodhimin e disa prej makinave më luksoze sportive në treg.

Krijuesi i tij, Ferrucio Lamborghini kishte krijuar ‘Lamborghini-n’ në vitin 1963 që njëra arsyeje ishte për të konkurruar me veturën ‘Ferrari’.

Makina luksoze qe nuk mundësi si mos ta tërheq vëmendjen kur ta shohësh, ka të tilla edhe në vendin tonë.

Sipas statistikave të siguruara nga KALLXO.com prej Ministrisë se Punëve të Brendshme, në Kosovë janë 9 vetura Lamborghini apo tre më shumë se Ferrari

Çmimi më i lirë i një Lamburghini ështe rreth 150.000 euro.

Tre modelet me te njohura të Lamburgjinit janë Muchielago, Aventador dhe Gallardo.

‘Gallardo’ është fabrikuar nga viti 2003 deri në vitin 2013. Ajo fitoj çmime si vetura me e mire ne vitin 2006 dhe 2009. Kjo veturë mund të arrijë shpejtësi mbi 300 mph për shkak të tre V-10 opsioneve të makinës. Ky model u zëvendësua me Huracanin në vitin 2014. Çmimet e një Lamburghini Gallardo variojnë nga rreth 150,000 – 210,000.

Lamborghini Aventador është modeli më i ri Lamborghini dhe është nisur në vitin 2014.Motori V12 bën këtë model një nga modelet më të shpejta dhe më të fuqishme. Ka një mjet të posaqem që përdoret për të ndihmuar në menaxhimin e kthesave dhe duke e bërë kryqëzim, dhe padyshim zbavitëse.Çmimi bazë i një Aventador të ri është 390,600 euro.

Lamborghini Sesto Elemento është Lamborghini më i shpejtë në dispozicion doli në vitin 2011, me dy dyer, dy ulëse dhe një motor jashtëzakonisht të shpejtë V10. Makina ka fuqinë dhe aftësinë për të shkuar nga 0-100 në 2.2 sekonda, ajo ka një cilësi gjeometrike dhe një pamje të lëmuar. Kjo makinë është menduar për dikë që dëshiron të blejë më të mirën nga më të mirat. Çmimi është ndërmjet 2.2 dhe 2.9 milion.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT