Dita e Kurban Bajramit nuk ishte ditë feste për një grua nga Kamenica. Sinjali mëson se ajo përfundoi në Spitalin Rajonal të Gjilanit, për shkak se u rrah nga bashkëshorti i saj. 

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se një grua, sot, rreth orës 15:00, ka denoncuar në polici burrin e saj për dhunë në familje. 

Këto burime bëjnë të ditur se personi që dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten e tij, është arrestuar nga Policia e Kosovës. 

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT