Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar ekskluzivisht për rastin e dhunës në familje që ka ndodhur në Kamenicë, ku Jetmir Shillova, dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar në spital nga goditjet. Ai është i biri i Remzi Shillovës, zyrtarit policor, të dënuar me gjashtë vjet burgim, si i akuzuar për sulmimin seksual të një të miture, në Kamenicë. 

Dje në ditë feste, dyshohet se kanë ndodhur edhe dy raste tjera të dhunës në familje. Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri rast ka ndodhur në Prizren dhe tjetri në Gjakovë. 

Të dyja rastet kanë përfunduar me arrestimin e të dyshuarve, për kryerjen e veprës “Dhunë në familje”.

Rasti parë ka ndodhur kur pas një mos marrëveshje bashkëshorti ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Viktima  më pas ka pranuar tretman mjekësor. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmë gjatë mesnatës në Prizren. 

Rasti i dytë ka ndodhur në Gjakovë, gjatë mesditës, ku një burrë kishte ushtruar dhunë psikike ndaj gruas së tij dhe i njëjti më pas është arrestuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur më 19 korrik dhe që është denoncuar dje. Ngjarja ka ndodhur në Istog gjatë orës 16:00, ku një person pas një mosmarrëveshje ka rrahur gruan e tij dhe i njëjti më pas është arrestuar.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT