• 04/08/2021
Digiqole ad

56 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë

 56 vjeçari që mbeti i vdekur në rrugën e kombit është nga fshati Sopijë

Në pasditen e së martës ka ndodhur një aksident në rrugën Rubik-Rrëshen, ku si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person.

Viktima është H.S (emër i njohur për redaksinë), 56 vjeçar nga fshati Sopijë i Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 17:22 minuta, rreth 6 kilometra larg hyrjes në superstradën e “Rrugës së Kombit”, kur një makinë e lartë tip “Land Rover” me targa italiane u përplas me një autobus. H.S ishte drejtues i makinës.

Autoritetet kanë shoqëruar shoferin e autobusit për të zbardhur më mirë rrethanat e aksidentit.

Gjithashtu SuharekaOnline mëson se i biri dhe të tjerët janë jashtë rrezikut për jetënn. Mjeku i spitalit Rreshen, Preng Simoni thotë se pas mjekimit të parë autoambulancat i kanë nisur për në spitalet e Tiranës./TvPrizreni.net

Të ngjashme