Sylaj: Të festohet pa armë dhe të mos huazohen veturat nga personat e tretë
Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, duke fol për gjendjën e sigurisë në Komunë ka kërkuar nga qytetarët që gjatë kohës sa janë mërgimtarët në pushime dhe gjatë festave dhe ahengjeve të ndryshme të përmbahen pak nga disa parregullsi.
Ai bënë apel tek të gjithë që gjatë festave të mos festohet me armë, sepse policia do të marrë masat dhe do të pasojnë arrestimet dhe pastaj ndëshkimet për të gjithë ata që thyejnë rregullat dhe Ligjet. Ai ka shtuar se po vërehet edhe një dukuri jo e mirë, veturat e ndryshme po huazohen nga përsona të tretë. Çdo veturë e këtillë do të konfiskohet!/Njofton Zyra e informimit Komuna e Suharekës