U hap ekspozita e Ragip Zekollit me moton ” MOS HARRO”

Në ambientet e Qendrës së Rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, sot u hap ekspozita e Ragip Zekollit me moton ” MOS HARRO”, e cila përmban foto që paraqesin terrorin, gjenocidin dhe dhunën sërbe mbi popullatën e pafajshme.
Në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës, z.Bali Muharremaj, i cili në fjalën e tij ka shtuar:


“Kisha nderin dhe kënaqësinë sot të jem i ftuar në ekspozitën e Ragip Zekollit me moton ” MOS HARRO” – me fotografi të dhunës nga gjenocidi serb.


Ai ka realizuar një punë të shkëlqyer për arkivën e komunës tonë.”

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga ekspozita.

<<—>>