Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me rritje të lehta të temperaturave maksimale, shkruan Gazeta Sinjali. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. 

“Indeksi UV mbetet i lartë, andaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 10-16 mundësisht të kufizohemi rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Gazeta Sinjali/