Nga Italia tenton të hyjë në Shqipëri me rreth 500 mijë euro, dalin pamjet që tregojnë se ku i kishte fshehur paratë

Policia e Shtetit në Shqipëri gjatë ditës së sotme ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale R.R në pikën kufitare të Muriqanit, pasi i njëjti ishte kapur me 494.785 euro, transmeton Gazeta Sinjali.

56-vjeçari i cili banon në Ancona të Italisë paratë e padeklaruara i kishte fshehur në pjesë të ndryshme të makinës, si në kroskot, prapa makinës dhe prapa sediljes.

Strukturat hetimore të  Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër operacion policor të koduar “Muriqani” dhe të organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare të Muriqanit e finalizuan me sukses ku dhe arrestuan 56-vjeçarin.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin  tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi R. R., 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona, Itali, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet, 494.785 euro, të cilat shtetasi R. R. nuk i kishte deklaruar“, thuhet në njoftim.

Shtetasi shtetasit R. R., dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  

Ndërkaq tashmë janë publikuar pamjet që tregojnë se ku i dyshuari kishte fshehur paratë e sekuestruara.