Komuna e Suharekës anulon konkursin në këto shkolla

Komuna e Suharekës ka publikuar një njoftim ku thuhet sa ka anuluar konkursin për 5 pozita Drejtor të Shkollave, konkurs i shpallur më 14.05.2021.

Komisioni përzgjedhës e arsyeton këtë vendim për shkak të mospërmbushjes së kritereve nga të aplikuarit.

Konkursi anulohet për pozitat drejtor në Shkollat:

SHFMU “Migjeni” Gjinoc

SHFMU”Dëshmorët e Greikocit” Greikoc

SHFMU “Bajram Curri” Nishor

SHFMU “Naum Veqilharxhi” Mohlan

SHFMU “Drita”Gelancë