Kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi, nuk arrin të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shkruan Zeri.info.
Ajo pësoi humbje në luftën e parë nga hungarezja, Reka Pupp.
Një waz-ari i marrë në shënim të artë, bëri që Kelmendit t’i ndalet synimi për të fituar një tjetër medalje olimpike.
Trajneri i saj, Driton Kuka, ka reaguar pas eliminimit të saj në rrjetin social Facebook.
Postimi pa ndëryrje i trajnerit DritonKuka
Krenaria e veprimtarisë time …
Majlinda të falenderoj për jetë!
Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike,Botërore e Evropiane!
Sot mos u hidhëro,puna e sakrifica,djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande,për mua,familjet tona,popullin Shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrieres.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë.
Mos u hidhëro sot të lutem,kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar!
Zoti të ka shpërblyer punën tande,lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht.
Kokën lartë Majlinda!
Krenar me ty deri në frymën time të fundit …. /Zeri.info