Zbulohen detaje se si u përgatit eksplozivi që vrau policin në Zhur

Gjykata Themelore në Prizren gjatë këtij viti kishte ngritur aktakuzë ndaj Iran Badallajt, Arben Gashi dhe Valbon Çollaku, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e shpërthimit në fshatin Zhur ku mbeti i vrarë zyrtari policor Sami Thaqi.

Sinjali ka siguruar aktakuzën e Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku shpjegohet në detaje se si kishte ndodhur ngjarja.

Në këtë aktakuzë tregohet se i akuzuari, Valbon Çollaku, u kishte dhënë Iran Badallajt dhe Arben Gashit, një kapsollë elektrike dhe një mekanike me fitil që i ka marrë në Shqipëri, ku më pas ua ka mbushur dhe një shishe prej letre me pleh kimik të llojit “Nitrat Amoni” që e kishte përzier me përbërës të naftës.

Të dyshuarit më pastaj ekzplozivin e kishin vendosur në një pako, të cilën e ka marrë i akuzuari Iran Badalli dhe e ka vendosur në ulësen e parë të veturës, ku është ulur vetë ai.

Kurse më pas i akuzuari Arben Gashi i kishte paguar 400 euro dhe i njëjti me veturë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në këtë aktakuzë tregohet se Iran Badalli dhe Arben Gashi, pasi e kanë blerë eksplozivin nga Valbon Çollaku, e kanë fshehur atë në krevatin e fëmijëve në dhomën e katit të dytë të shtëpisë së të akuzuarit në fshatin Zhur të Prizrenit.

Seancat e radhës lidhur me këtë rast do të mbahen me 17, 23 dhe 27 shtator 2021./Gazeta Sinjali/