Liburn Aliu pas punësimit të motrës nga ministria: Nuk e di, nuk ia kam idenë a është punësuar motra ime

Gjatë ditës së sotme u raportua se Suliota Aliu, motra e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Vendimi për emërimin e saj në këtë pozitë është nënshkruar më 15 korrik të këtij viti nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë Këshill, përveç Suliota Aliut, janë emëruar edhe Besnik Stavileci dhe Bekim Fusha.

Kurse lidhur me këtë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka thënë se s’është në dijeni për punësimin e motrës.

Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu për Albanian Post kur është pyetur për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë.