Dhjetë persona kanë ndërruar jetë dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slovenski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se të gjithë të vdekurit janë nga Kosova dhe ishin pasagjerë në këtë autobus.
Po ashtu, burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se dhjetë nga të lënduar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që shoferin e autobusit e ka zënë gjumi, derisa po voziste.
Viktimat janë nxjerrë nga autobusi nga zjarrfikësit.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Slovenski Brod, në të cilin nuk ka kushte për trajtimin e lëndimeve të rënda./Gazeta Sinjali/