Zyra e Avokatit të Kroacisë: Shoferi ishte i lodhur për të drejtuar autobusin

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. Fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë kishte dal jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Zyra e Avokatit të Shtetit të Kroacisë ka njoftuar se shoferi ishte i lodhur dhe i paaftë për të drejtuar automjetin ndërsa pasi u morr në pyetje dhe është kërkuar masa e paraburgimit, raporton index.hr.

“Më 26 korrik 2021, Zyra e Prokurorit të Shtetit të Qarkut në Sllavonski Brod ka marr në pyetje shtetasin 52-vjeçar të Republikës së Kosovës për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale të shkaktimit të një aksidenti trafiku”, njoftoi Zyra e Avokatit të Kroacisë.

“Ekziston një dyshim i bazuar se i dyshuari 52-vjeçar po ngiste një autobus në korsinë jugore të autostradës A3 afër Sibinj më 25 korrik 2021 rreth orës 6.15 të mëngjesit, në kundërshtim me nenin 47, paragrafi 2 dhe nenin 198, paragrafi 1 i Aktit të Sigurisë së Trafikut Rrugor dhe se në gjendje të lodhjes dhe paaftësisë për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt”, kanë thënë nga Zyra e Avokatit të Kroacisë.

Ndërkaq, Josip Mataija, Shefi i Shërbimit të Sigurisë në Trafik në Kroaci ka thënë se shoferët e autobusit duket se nuk ishin ndërruar për kohë të gjatë dhe pasagjerët nuk ishin lidhur me rrip të sigurimit./GazetaSinjali/