Zyrtare: Prishtina përforcohet me qendrën nga Suhareka

Klubi i basketbollit Prishtina ka zyrtarizuar basketbollistin më të ri të tyre.

Bardhekaltërit nënshkruan me Arbër Berishën.

Berisha vije nga skuadra turke Bornova Belediye tek kryeqytetasit e Kosovës.

Qendra Suharekase më parë ka luajtur edhe në Superligën e Kosovës, për skuadrën e Pejës dhe të Golden Eagle Yllit.

Prishtina ka filluar përforcimet me kosovarin, mirëpo nuk do të ndalen, për ta bërë skuadren e gatshme për edicionin e ri.