Therje me thikë në Prizren, arrestohen 7 persona

Një therje me thikë ka ndodhur sot në fshatin Neprogosht të Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë njoftuar se për këtë rast janë ndaluar shtatë persona.

Sinjali ka kërkuar me policinë dhe është në pritje të informacioneve më të detajuara.