Loja që është paraparë të zhvillohej midis KB ”Golden Eagle-Yllit” dhe KB “Pejës” është ndërprerë ende pa filluar transmetimi i ndeshjes.
Kjo ka nodhur për arsye se “Art Motion” dhe “Kujtesa” kanë pasur mosmarrëveshje lidhur me transmetimin e ndeshjes.
Pas kësaj ndodhie ka reaguar edhe klubi i tifozave “Xhebrailat”, të cilët u shprehën që kjo që ndodhi është turp, madje ata kanë kërkuar nga strukturat brenda federatës që të ofrojnë dorëheqjen.
Njoftimi plotë:
“DERI KUR? Kjo që po ndodh sonte është turpi më i madh që ka ndodhur ndonjëherë.
Përgjegjësi kryesor po dihet FEDERATA E BASKETBOLLIT, andaj kërkojmë dorëheqjen e të gjithave strukturave mbrenda Federatës… BOLL MO. Xhebrailat, SUHAREKË”