LDK Suharekë: Premtimet mbesin veç premtime apo mashtrime!

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Suharekë ka reaguar në lidhje me ofrimin e shërbimeve mjekësore në kohën kur mërgimtarët kanë filluar të vijnë në pushime në vendlindje

Reagimi i plotë nga LDK dega në Suharekë:

“Kur mergimtarët kanë filluar të vijnë për pushime në vendlindje dhe pandemia ka filluar të ngre kokën, drejtuesve të shëndetësisē në Suharekë iu ka humbur rruga në oborr.

Në vend që t’i rrisin mundësit e ofrimit të sherbimeve shëndetsore ata i redukojnë ato.
Për këtë flasin faktet si më posht:

  1. AMF – Reqan
  2. AMF – Leshan
  3. AMF – Greikoc
  4. AMF – Spoijë
  5. AMF – Semetisht
  6. AMF – Bllacë
  7. Ekzaminimet radilogjike ka javë që nuk kryhen në QKMF me arsyetimin se RTG Aparati është në defekt
  8. Në QMF Duhël analizat biokimike, kanë kaluar muaj të tërë që nuk kryhen, poashtu me arsyetimin se aparatura e bler para një viti është në defekt.
  9. Në të gjitha QMF- të , AMF- të mungon materiali bazik sanitar dhe barnat e domosdoshëm.”

Nuk ka mjek në 6 AMF