[VIDEO] Zjarr i madh në Suharekë

Një zjarr i madh ka kapluar një pjesë në disa fusha të Suharekës, saktësisht rreth autostradës Suharekë – Prizren në Shirokë.

Qytetarët kanë derguar disa video dhe foto ku duket një zjarr i madh i cili po shpërndahet me shpejtësi.

Suhareka Express ka kontaktuar me drejtorin e shërbimeve publike z.Enver Shabani i cili ka thënë se është mobilizuar komplet ekipa e zjarrfiksave në Suharekë, madje ka konfirmuar se kanë kërkuar ndihmë edhe nga njësiti i zjarrfiksëve në Prizren dhe Mamush.

Ndërsa vetë drejtori i shërbimeve publike z.Enver Shabani i është bashkuar ekipës së zjarrfiksëve të cilët po mundohen ta shuajnë.