Nga zjarri në Suharekë rrezikohen shumë biznese, ndër to edhe një kompani me lëndë shpërthyese

Një zjarr i madh ka përfshirë Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës ku rrezikohen një numër i madh i bizneseve, shkruan Gazeta Metro.

Sipas lexuesve të Gazetës Metro, në zonë industriale janë shumë kompani si solidi i këpucëve e kompani të prodhimit të mobileve dhe materialeve ndërtimore.

Gjithashtu në këtë pjesë të qytetit ndodhet edhe një kompani e derivateve dhe lëndëve të tjera shpërthyese e cila po rrezikohet nga zjarri dhe mund të jetë fatale për atë pjesë të qytetit.

Më herët, Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është shprehur se përhapja e zjarrit është serioze dhe të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në terren.

Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar ndihmë nga Prizreni dhe Mamusha.