Sulmohet seksualisht një femër në Suharekë

Një vajzë dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person në Suharekë.

Viktima iu ka thënë zyrtarëve policorë se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, kurse rasti në polici po hetohet si “Sulm seksual”.