Zjarr edhe në fshatin Reqan

Shpërthimet e zjarrëve nuk kanë të ndalur, sot ato janë aktive jovetëm në Zonën Idustriale, por kanë filluar edhe në mjedise tjera.

Kryetari Muharremaj vazhdimisht është në përpjekje për të evituar çdo rrezik të mundshëm dhe për të kthyer situatën në normalitet. Ai së bashku me disa të tjerë është pjesë e ekipeve për shuarje. Kryetari fton sërish ata që në mënyra të ndryshme mund të ndihmojnë në shurjen dhe evitimin e zjarreve:

“Zjarret sërish janë aktive në disa pjesë të Zonës Industriale. Me të gjitha kapacitet tona, kudo ku po paraqitet e nevojshme po intervenojmë.
Duhet ta kemi parasyshë që bashkë mund t’ia dalim përballë kësaj situate.”/ Njofton Zyra për Marëdhënje me Publikun Komuna Suharekë