FSK del në terren për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Suharekë

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar për të ndihmuar shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq në Suharekë.

Zjarri ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta në vendin tonë gjatë ditëve të fundit.

“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së, ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një sërë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.

FSK-ja ka bërë të ditur se është e gatshme të mbështes autoritetet civile me qëllim të minimizimit të rrezikut dhe lehtësimit të pasojave të shkaktuara nga situate me zjarret.