A do ta braktisë Albena Reshitaj AAK-në për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje!?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ishte në një vizitë në Panairin e Librave të Vjetër.

Në këtë panair u mbajt edhe një ekspozitë e artikujve të protestave të vitit 1981, për hirë të 30 vjetorit të atyre protestave.

Kryeministri Kurti gjithashtu u takua dhe bashkëbisedoi me shkrimtarin e mirënjohur Xhevdet Bajraj, për të cilin tha se është mbase poeti më i fuqishëm sepse më i thellë, dhe më i sinqertë sepse më i afërt.

Gjatë këtij panairi Kryeministri Kurti shfrytëzoi rastin të takohej edhe me të pranishmit ku në mesin e tyre kishte edhe mërgimtarë.

Mirëpo, përveç kësaj çfarë tërhoqi vëmendjen ishte edhe një foto çasti e shkrepur nga një qytetare. Në këtë foto vërehet se kryeministri Kurti është nën shoqërinë e deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj dhe të aktores së mirënjohur Edona Reshitaj.

Në foton e siguruar nga Observeri shihet se deputetja e AAK-së dhe Kryeministri Kurti janë mjaftë të buzëqeshur.

Duhet theksuar se kohëve të fundit është raportuar që deputetja e AAK-së kishte pasur mjaftë kritika për subjektin e saj politik. Ajo kishte thënë se përbrenda kësaj partie duhet të ketë reforma. Albena Reshitaj po ashtu kishte qëndruar në sallën e Kuvendit në momentin që po votohej Presidentja Vjosa Osmani, gjë që ishte në kundërshtim me vendimin e partisë së saj.

Kritikat ndaj partisë, mosrespektimi i vendimeve partiake nga ana e deputetes, qëndrimi në sallën e Kuvendit kur u votua për Presidenten e gjithashtu fotoja me Kryeministrin në Panairin e Librave të vjetër, mund të jenë mesazhe që deputetja Reshitaj do ta braktisë partinë e Ramush Haradinaj për të iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje./observeri/