Ardian Shala viziton fermerët, i’u premton mbështetje në qeverisjen e tij

Vizitë fermerit të suksesshëm të komunës sonë nga fshati Sopijë , Xhemë Beqiraj i cili kultivon 11 hektarë me kulturë shalqini.
Deri më tani ka nxjerr në treg rreth 300 tonë me shalqi ,ndërsa edhe 350 tonë me këtë kulturë janë ende në sipërfaqe të gatshme për treg. Ky fermer i zellshëm pret rendiment deri në 650 ton total .


Këtë veprimtari e ka filluar në vitin 2009 , për ta vazhduar me plot sukses edhe tutje.
Sipas fjalêve të Xhemës ,asnjë ndihmë ska përfituar nga komuna , përpos një rruge që kinse e kan hapur ,por ne ishim dëshmitar që ishte e pakalueshme për makina , thjesht një investim i dështuar i radhës , që patjetër duhet të rregullohet përsëri.


Sigurojmë që , Xhema si dhe shumë fermer të komunës sonë do ta ken mbështetjen maksimale nga qeverisja jonë e udhëhequr nga LDK./ Thuhet në postimin e Ardian Shala kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës nga LDK-ja.