Vdes një person , ngulfatet nga tymi derisa po provonte ta shpëtonte stallën që po digjej

Një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës.

Vdekja dyshohet të ketë ardhur nga ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.

“Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje në këtë raport thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.