Vrau një dhi të egër, prizrenasi ikë nga Policia

Policia në Prizren ka njoftuar se shoferi i një veturë me targa vendore dyshohet se ka vrarë një kafshë (dhi e egër) mbi fshatin Mushnikov.

Me të ndalur këtë veturë policia kishte kërkuar nga vozitësi për ta hapur bagazhin e veturës, por që i njëjti  vrullshëm kishte dalë nga vetura dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Gjatë hetimit të rastit, në rrugë operativo-hetimore, ka identifikuar të dyshuarin  e këtij rasti  Dz A i datëlindjes 1959, dhe nga informatat  e mbledhura i dyshuari  posedonte armë.

Më datë 03 gusht 2021 te i dyshuari është gjetur dhe  sekuestruar cilësinë e provave material: Një pushkë përsëritëse nr serik M 99428, një pushkë gjuetie nr serik 145388, 23 fishek te kalibrit te panjohur, një thike me tehe 15 cm cilat i kishte në posedim i dyshuari, pa leje”, thuhet nga policia.