Egzon Shala nga Suhareka e synon medaljen e tretë për Kosovën në Lojëra Olimpike

Mundësi kosovar, Egzon Shala do të garojë nesër me fillim nga ora 04:42 e mëngjesit me kohën tonë lokale.

Ai do ta mbyllë eksperiencën e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Shala do të përballet me algjerianin Djahid Barrahal në kategorinë deri në 125 kilogram.

Mundësi kosovar e ka konsideruar shortin si mjaft të vështirë, por ka shtuar se kjo nuk do ta ndalojë atë që të kërkojë medalje olimpike.

Shala ka premtuar se do ta japë maksimumin për ta siguruar medaljen e tretë të Kosovës në Tokio./GazetaSinjaliSporti/