Edhe sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.
Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.