Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka hapur konkurs për 12 zjarrfikës dhe 4 zjarrfikës-vozitës.
Sipas konkursit, këta zjarrfikës janë të nevojshëm në Gjilan- 1 pozitë, Gjakovë- 3 pozita, Skenderaj- 7 pozita të lira dhe Malishevë- 1 pozitë.
Kurse zjarrfikësit vozitës janë të nevojshëm në Gjilan-2 pozita, Podujevë- 1 pozitë dhe Suharekë- 1 pozitë.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 6 shtator e deri më 20 shtator.
Gjatë ditëve të fundit në Kosovë ka pasur disa vatra zjarri të cilat kanë treguar ndjeshmërinë e këtij sektori në Kosovë.
Zjarrfikësit përballen me mungesa mjetesh e kapacitetesh humane.
Policia sot ka njoftuar se në parkun nacional “Bjeshkët e Nemuna” ende ka zjarre aktive.