Komandanti Afrim Sylaj tregon sa tiketa janë shqiptuar dy javët e fundit

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet e gjatë dy javëve ku veçoi disa prej tyre si: Vizita e kryeministrit z.Albin Kurti, ministrit të Mbrojtjes z.Armend Mehaj dhe Grupit Parlamentar për Bujqësi, me rastin e zjarreve të ditëve të fundit si dhe për shumë projekte dhe aktivitete tjera.

Po ashtu ka raportuar për rastet me COVID-19: 3 raste aktive, 81 vdekje, 1584 raste dhe 1500 të shëruar.

Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë z.Afrim Sylaj, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar këto raste:
Aksidente trafiku-22, dëmtim prone-2, lëndim i lehtë trupor-7, dhunë familjare-4, pengim i personit zyrtar-2, keqpërdorim i besimit-1, vjedhje-5, kanosje-3, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm-2, sulm fizik-2, incident zjarri-5, sulm seksual-1, mashtrim-1 dhe tiketa trafiku 572.

OSBE, ka raportuar se janë duke i bërë analiza raporteve të transparencës për vitin 2020 nga KDI.

Nga KFOR-LMT- kanë kërkuar që të informohen me kohë në rast zjarri, që të intervenohet, dhe kanë sugjeruar që vullnetarët e situatave emergjente të pajisen me çanta shpinore për fikjen e zjarrit.