Lajmi i Fundit

“Lewandowski” e thotë qartë: Synimi im është që me Ballkanin të bëhemi kampion e të dalim në Evropë!

Albion Rrahmani, është njëri nga përforcimet me të mira të bërë nga Ballkani për këtë edicion, shkruan Gazetasheshi.com

Sulmuesi i cili sezonin që lam pas ishte njëri nga lojtarët kyç dhe më meritori që tani Malisheva gjendet në Superligë, por një ofertë tunduse nga portokallinjët ai ndryshoi mendje dhe bëri një lëvizje për karrierën e tij.

20 vjeçari për ardhjen dhe pritshmëritë me therandasit ka dhënë një intervistë për Gazeta “Sheshi”, derisa ka theksuar se është ambientuar mjaft mirë dhe shpreson të ndihmoj klubin me gola për të arritur objektivin.

“Jam ambientuar mjaft mirë, ne jemi duke punuar shumë për t’u përgatitur sa më mirë. Besoj që e kam fituar besimin e trajnerit, pasi që në lojërat miqësore i kam treguar cilësitë e mija, me loj të mira dhe gola”, deklaroj Rrahmani.

“Pritshmëritë e mia janë që në këtë sezon me Ballkanin, të bëhemi kampion dhe të dalim në Evropë. Patjetër që kam synimin gjithmonë të bëj me të mirën nga vetja dhe të ndihmoj klubin me gola rreth objektivave”, përfundoi sulmuesi 20 vjeçar.

“Lewandowski” ka zhilluar katër ndeshje miqësore me therandasit, teksa ka arritur edhe të realizoj plotë tre gola, duke treguar një përformancë mjaft të mirë për skuadrën e tij.