Suharekë- Ka përfunduar gjykimi në rastin ku mësimdhënësi Hamit Beqiraj ka kërkuar nga Komuna e Suharekës, konkretisht Drejtoria Komunale e Arsimit, kompensimin për shujta ditore në vlerë prej 1 mijë e 400 euro.

I autorizuari i paditësit Hamit Beqiraj, avokati Blerim Cakolli në seancën e mbajtur sot ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë të gjitha deklarimeve dhe provave si dhe precizimin e kërkesëpadisë të paraqitur në këtë gjykatë.

Sipas tij  duke u bazuar në këto prova dhe në bazë juridike Kontratën Kolektive dhe Ligjin e Punës, kërkon nga gjykata që të njëjtën ta aprovojë.

I autorizuari i të paditurës, Komunës së Suharekës, Qazim Hasanaj lidhur me këtë çështje mes të tjerave ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet pjesërisht pasi për një pjesë të kërkesës së paditësit është bërë parashkrimi.

“Pasiqë paditësi kërkon kompensimin për periudhën 18 prill 2017 deri më 2 korrik 2021, ndërsa neni 87 i Ligjit të Punës thotë se “ të gjitha kërkesat nga marrëdhënia e punës parashkruhen brenda afatit prej 3 viteve”, ka thënë Hasanaj.

Gjyqtari Shaban Zeqiraj ka vazhduar me procedurën e provave i cili ka bërë shikimin në kontratën e punës për paditësin 05.nr.57/7 të datës 3 shtator 2018, vërtetimin e lëshuar nga e paditura Drejtoria Komunale e Arsimit si dhe në kërkesën e paditësit drejtuar të paditurës të datës 16 tetor 2020.

Sipas padisë paditësi Hamit Beqiraj, është mësimdhënës në shkollën fillore “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës, andaj i njejti konsideron se i takon e drejta në kompensimin e shujtave ditore për ditët e pranisë në punë, në vlerë prej 2 euro në ditë, nga dita kur Kontrata Kolektive ka hyrë në fuqi më 18 prill 2017 dhe shpenzimet e procedurë, në afatin prej 15 ditëve nga plotëfuqishmëria e këtij aktgjykimi. /BetimipërDrejtësi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT