Shkruan Arben HOTI ✏️

Të ftosh një përkrahës të krimeve dhe masakrave të ushtruara përgjatë viteve 90-ta ndaj shqiptarëve për të promovuar një birrë është një absurditet!
Bashkia e Korçës, por edhe menaxhmenti ekzekutiv i birrës “Korça”, kanë bërë një veprim skandaloz me ftesen qe i bënë muzikantit kontravers e të dobët në aspektin muzikor gjysëm serb dhe gjysëm kroat (I cili nuk është i mirëseardhur në shtetin amë të babait të tij e poashtu edhe i padëshiruar në vendlindjen e tij).

Nga aspekti artistik, ky muzikant kontravers ka qenë pjesë e nje formacioni muzikor në ish-Jugosllavinë e asaj kohe të cilët me plagjiaturat e tyre të vjedhura nga grupet e mëdha botërore (sidomos Deep Purple) krijuan një emër në atë kohë kur rock muzika e asaj kohe po arrinte në piedestalet më të larta të artit muzikor në botë.

Vlera artistike e këngeve te këtij rock grupi ishte shumë e ulët. Unë kam lexuar shumë komente kohëve të fundit lidhur me faktin që këta e paskan kënduar një këngë në gjuhën shqipe, në vitin 1982 më duket, dhe disa njerëz thonë se ky muzikant kontravers ishte autor i asaj kënge dhe pas publikimit të asaj kënge bendi u shpërnda! Kjo nuk është e vërtetë, autor i këngës në fjalë ishte këngëtari i ndjerë shqiptar nga Shkupi Agron Berisha i cili i dha këngën këngëtarit të atëhershëm të atij grupi që ishte një kroat dhe kënga u realizua. Grupi u shpërnda diku në vitin 1989 dhe më pas ky muzikant kontravers filloi të punonte me një regjisor kontravers boshnjak (Emir Kusturica – me të cilin kishte bashkëpunuar edhe më herët) i cili poashtu është i padëshiruar në vendlindjen e tij për shkak të mbështetjes që këta të dy i dhanë çetnikëve serb gjatë ekspeditave ndëshkuese kundër njerëzve të pafajshëm fillimisht në Slloveni pastaj në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë.

Ky muzikant kontravers famën nuk e fitoi nga muzika, e fitoi nga politika. Zakonisht muzikantët e mirëfilltë gjatë performancave të tyre mbronin të drejtat e popujve të shtypur, shanin qeveritë kriminale që shkelnin të drejtat e njeriut. Shqiptarët duhet ta ftojnë p.sh. këngëtarin e grupit U2, Bono Vox i cili në vitet 90-ta në secilin koncert që mbante, fliste në dobi të shqiptarëve. Ai madje në një koncert të mbajtur në Offenbach të Gjermanisë kishte deklaruar që “më vie ndot nëse një serb merr pjesë në koncertin tim”! Pikërisht në ato kohë serbet vranin, dëbonin, dhunonin gjithandej dhe ata mbështetëshin nga pjesa dërmuese e popullates serbe! Kurse ky i ftuari i Korçës bëri të kundërtën, lavdonte pushtetet shtypëse, bekonte ushtarët serb që vrisnin civilë në mënyrën më qyqare. Dhe Korça e karnevaleve, e kulturës, e traditës shqiptare, nga ndikimi i një politike denigruese kundrejt shqiptarëve, e fton mu këtë mbetje!
Unë me të vërtetë nuk mund të kuptoj ata shqiptarë të Korçës (të bashkisë dhe të birrës Korça) se çfarë kanë parë të mirë tek ky muzikant! Apo ndoshta është ndikimi politik (sepse me të vërtëtë nuk ma merr mendja që një shqiptar do të dilte me një qëndrim pro-masakrave të shkaktuara nga serbet në Kosovë)! Ato masakra u bënë pikërisht për shkak që personat e vrarë, të masakruar, dhunuar (pjesa dërmuese gra, fëmijë, pleq) ishin shqiptar! Dhe këto masakra u bënë me bekimin e këtij e shumë muzikantëve serb kontravers! Për çudi, pikërisht këta muzikantë kontravers ftohen nga shqiptarët, marrin çelsësa të qytetit, ftohen nëpër emisionie shqiptare!

Paramendojeni po të merrte pjesë një këngëtar nga Shqipëria në një koncert në Serbi, a e dini çfarë do i ndodhte? E kemi të freskët rastin me kombëtaren e futbollit se çfarë u ndodhi atyre! Serbet e uritur u sulën ndaj shqiptarëve si egërsira!
Edhe për disa pseudo artistë e gazetarë që hiqen si kozmopolitanë e që për mua janë snoba të kohës së sotme, mos të mendojnë që duke mbështetur të ligjin, të keqin, kriminelin do bëhen kozmopolitanë! Do mbeteni fundërrina, mbetje të shoqërisë shqiptare. Edhe drejtuesit e birrës “Korça” mos tu ha mendja që do të ketë një serb që do pijë një birrë shqiptare. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Andaj, mos u futni në një rrugë qorre e cila do t’ju shkatërroj. Mos u bëni pre e politikanëve të babëzitur për pushtet, e artistëve të dështuar që përmes politikës mundohen të arrijnë diça, e pseudo-gazetarëve që mundohen me shkrime kontraverse (pa kurrfarë vlere) të arrijnë dicka, e të ashtuquajturve intelektualë që edhe shkollimin e kanë marrë me hile dhe tani bëhen kinse i përkasin elitës së shqoërisë shqiptare. Këta janë fundërrina të cilët një ditë do të pendohen për të bërat e tyre ndaj bashkë-kombasve të vet!

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT