Suharekë: Policia njofton për para të falsifikuara në qarkullim

Policia e Kosovës në raportin ditor dërguar mediave ka njoftuar se të martën një qytetar ka njoftuar policinë e Kosovës se ka hasur në para të falsifikuara, kartëmonedhë 100€.

Policia njofton se kartmonedha e e falsifikuar është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Pas konsultës me prokurorin e shtetit rasti vazhdon të hetohet./SuharekaExpress.com