Veprimtari dhe atdhetari i shquar, Ukë Bytyçi është dekoruar me mirënjohjen “Ora e Presidentit”.
Mirënjohjen e ndau nënkryetari i LDK-së, Anton Quni dhe sekretari i përgjithshëm, Imri Ahmeti.
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook njoftoi se kjo mirënjohje, Bytyçit iu nda për aktivitetin e tij politik dhe patriotik, përcjell Klankosova.tv.
“Ukë Bytyçi ishte një ndër figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai me vullnetin dhe përkushtimin e pashoq kontribuoi në krijimin e një kulture qeverisëse demokratike në nivel lokal, si kryetar i Suharekës. Ukë Bytyçi i dha shumë vendelindjes së tij, prandaj sot LDK Dega në Gjermani vendosi që mirënjohja “Ora e Presidentit”, t’i takoj familjes së Ukë Bytyçit”, thuhet në njoftim.
Tutje, në shkrimin e tyre thuhet se ky çmim tashmë është tradicional dhe është themeluar më 24 maj, atëherë kur edhe u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe demokratike.