LDK Suharekë, Muharremajn e quan “Kryetari i shiut e i borës”, thonë se po i mbyll syt ndaj ndërtimeve të egra

Ndërtimet ilegale vazhdojnë, ndërsa i pari i komunës bëhet sikur nuk sheh.

Në ngastrën kadastrale 2040 e cila është Pasuri Shoqërore Ujërat si dhe në ngastrën kadastrale 680 e cila është Pronë Shoqërore Kuvendi Komunal Suharekë, ndërtohet objekti me eatzhitet P+1, ndërtim i cili u lejua nga zhvatësi i Komunës Bali Muharremaj.

Nuk është hera e parë që LDK Dega në Suharekë ka reaguar lidhur me këto ndërtime të egra që po e shëmtojnë qytetin tonë, por kryetari i “shiut e i borës” nuk merret fare me këtë çështje sepse fokusi i tij është të merret me ndryshime kozmetike sa për të publikuar foto në facebook dhe për të mashtruar qytetarët tanë./Shkruan dega e LDK-së në Suharekë.